2Ton dhe Don Phenom publikojnë këngën “Ciao”

2Ton dhe reperi Don Phenom sollën këngën e re me titull “Ciao”, të cilës ia kanë bashkëngjitur edhe videoklipin.

Për tekstin e këngës janë përkujdesur dy artistët, beatin e bëri Genc Avdyli, ndërsa videoklipi i punua na “XL Films”.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Ciao”, kënga më e re nga 2Ton dhe Don Phenom./Ballkani.info