282 raste pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 2.192 mostra, 282 janë pozitive me 12.8% të pozitivitetit nga mostrat e marra.

Ai ka kërkuar edhe më tej, respektimin e masave anti Covid-19.

Njoftimi i plotë i ministrit Armend Zemaj:

Gjatë vizitës së sotme në gjimnazin “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë, bashkë me stafin mësimdhënësve dhe nënkryetarin e Komunës z. Fadil Krasniqi kemi diskutuar për ecurinë e mësimit në kushte pandemie.

Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që edhe më tej të ketë respektim të masave si nga ana e stafit arsimor po ashtu edhe nga nxënësit.

Për këtë gjimnaz, kemi dërguar pajisje të nevojshme mbrojtëse.Ndërsa në 24 orët e fundit, nga 2.192 mostra, 282 janë pozitive me 12.8% të pozitivitetit nga mostrat e marra. Bashkë ia dalim!Barte maskën!Ruaje distancën!Mbaje higjienën!