Policia e Kosovës

24 vjeçari dënohet me 300 euro gjobë e gjashtë muaj heqje e patent shoferit për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një 24 vjeçar në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Policët e stacionit në Ferizaj  me datën 19.03.2024 rreth orës 20:30 , në rrugën ‘’Rexhep Bsilimi’’ në Ferizaj kanë ndaluar shoferin E.B (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 79 km/h. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftim.

BONUS VIDEO| Mungojnë përfaqësuesit, shtyhet raporti vjetor financiar i KPK-së