Këngëtari

Kush po e shoqëron në pushime Alban Ramosajn?

Alban Ramosaj ka nisur pushimet në Bali të Indonezisë.

Pas shumë angazhimeve që kishte në vitin 2019, Alban Ramosaj vendosi që 2020-ën ta nis me pushime, shkruan lajmi.net.

Ai udhëtoi në një destinacion përrallor, e që është ishulli Bali, nga ku edhe solli pamjet e para magjepsëse.

Në këto pushime, ai po shoqërohet nga fotografi Endrit Mërtiri dhe modelja Aurela Hoxha.

Kjo nuk është hera e parë që Albani zgjedh këta miq për pushime dhe duket se po kalon momente të bukura.