Kryetari I FFK-së

Ademi: Po mbyllim një vit të suksesshëm, 2020-ën synojmë Evropianin

Agim Ademi është shprehur tejet i lumtur me të arriturat në vitin 2019 dhe shpreson që Kosova në vitin 2020 të arrijë të shkruajë historinë, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

“Është një vit i suksesshëm, më i suksesshmi për futbollin. Jo vetëm për rezultatet e të gjitha ekipeve, por organizimet, liga, superliga, shkollat – të gjithë kanë pas një organizim dhe rezultate të jashtëzakonshme. Jam krenar që i pri këtij ekipi, komitetit ekzekutiv, kësaj kombëtare”, tha Ademi për RTK.

“Viti 2019? Kemi pasur shumë emocione, pasi rezultatet e ekipit A kanë bërë që të kemi emocione të veçanta”.

“Pritshmërit për 2020? Jemi të fokusuar në ndeshjet për kualifikime për Euro 2020, besojmë në ekipin në gjithë stafin dhe shpresojmë që të kualifikohemi në Europian”.

“Tjetra është organizimi i ligës pasi do të jenë 10 ekipe. Shpresojmë sa më shumë suksese në vitin 2020”, tha mes tjerash Ademi.

Këto komente ai i bëri pak para nisjes së ceremonisë për Laureatët për vitin 2019.