13-vjeçarja shqiptare ngre në këmbë publikun dhe jurinë e ‘The Voice” në Gjermani

Është Eliana Kallo, vajza shqiptare që po bën shumë “zhurmë” në Gjermani. Madje, ajo po komentohet për ngjyrat e saj të zërit kumbues, duke pushtuar skenën e “The Voice Kids Germany”, shkruan albinfo.ch.

Që në paraqitjen e parë, në audicionet e fshehta, Eliana goditi fort me këngën Gayle – Abcdefu, këngë kjo e vështirë.

Ishte juria ata që u habitën me performancën e saj, juri kjo e përbërë nga 5 persona, emra të njohur të skenës muzikore botërore, të cilët pa hezituar shtypën butonin “PO”, duke dhënë sinjal pëlqimi që ta kenë në ekipin e tyre, si Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”. /Albinfo.ch