13 të vrarë e 11 të plagosur në Ukrainën qendrore

13 persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur në Ukrainën qendrore, pas një sulmi me raketa.

Guvernatori Valentyn Reznychenko tha se dy nga të plagosurit vdiqën në spitalin Marganets në orën 9:16 të mëngjesit me orën lokale.

“Mjekët luftuan, por nuk mundën t’i shpëtonin”, tha ai. “Në këtë moment, sulmi rus i natës në lagjen Nikopol mori jetën e 13 civilëve”, shtoi ai.

Ai shtoi se pesë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.