Lideri i ldk-së
Lëkundja brenda LDK-së dhe thirrjet për lidership të ri, Abdixhiku del me mesazh të qartë
Pas zërave të shumtë brenda partisë për lidership të ri shkaku i rezultatit të zgjedhjeve dhe pakënaqësive përbrenda, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur i qartë të shtunën.
Abdixhiku pas iftarit ka shkuar në Llap. Aty ka thënë se e mori mesazhin e qartë për të vazhduar me LDK-në.
Sonte, pas iftari, qëndrova në Llap, mes njerëzve zemërhapur të kësaj ane. Plot mikëpritje, e përplot biseda të çastit me ata që u takuam sonte në një mbrëmje të zakonshme llapjane”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, mes njerëzve të Kosovës, aty ku buron dhe qëllimi politik. Mes mbështetësve tanë e jo vetëm, ku ndërtohet rrugëtimi ynë.
“Sa kënaqësi të shoh kërkesën e qartë dhe këmbëngulëse të njerëzve tanë për të vazhduar me plot insistim në rrugëtimin e përcaktuar të Lidhjes sonë. Kur zëri qytetar përputhet me angazhimin politik, ndihemi të plotësuar”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka insistuar se ky zë do të dëgjohet.
Postimi i plotë:
Sonte, pas iftari, qëndrova në Llap, mes njerëzve zemërhapur të kësaj ane. Plot mikëpritje, e përplot biseda të çastit me ata që u takuam sonte në një mbrëmje të zakonshme llapjane.
Mes njerëzve të Kosovës, aty ku buron dhe qëllimi politik. Mes mbështetësve tanë e jo vetëm, ku ndërtohet rrugëtimi ynë. Sa kënaqësi të shoh kërkesën e qartë dhe këmbëngulëse të njerëzve tanë për të vazhduar me plot insistim në rrugëtimin e përcaktuar të Lidhjes sonë. Kur zëri qytetar përputhet me angazhimin politik, ndihemi të plotësuar.
Ky zë do të dëgjohet!
Le të jetë ky dhe fillimi i Turneut të Falenderimit për të gjithë 171 mijë – dhe jo vetëm – mbështetësit tanë. Do të jem në gjithë Kosovën për të ju falenderuar sa më shumë; e për të lidhë fort e ngushtë secilin hap tonin!


