Bërnabiq: Nuk është zgjidhje e drejtë nëse Prishtina fiton gjithçka dhe ne i humbim të tëra

Njohja e Kosovës brenda kufijve të saj aktual është një linjë e kuqe që Serbia nuk do të kalojë, tha kryeministrja Ana Bërnabiq për Tanjug, duke shtuar se ajo nuk sheh aktualisht ndonjë zgjidhje për problemin e Kosovës.

“Serbia nuk do të lejojë që Prishtina të fitojë gjithçka ndërsa Beogradi të humbasë gjithçka. Në këtë pikë, ne duhet të shohim se sa mund të fitojmë duke humbur sa më pak dhe të jemi racional dhe realist për të. Por që Serbia të humbasë gjithçka dhe Prishtina të fitojë gjithçka, kjo nuk është e pranueshme, as nuk është një zgjidhje e drejtë”, tha Bërnabiq.

Por Kosova nuk është këtu për t’u blerë ose shitur, shtoi ajo, duke komentuar fjalët se Serbisë duhet t’i ofrohet më shumë sesa anëtarësimi në Bashkimin Evropian për njohje.

“Ne duhet të kthehemi në fushën e ligjit ndërkombëtar dhe drejtësisë”, tha Brnabiq, duke theksuar se integrimi evropian duhet të varet nga standardet, jo nga një vendim politik që ka të bëjë me Kosovën. Sidoqoftë, ajo theksoi se në këtë moment ne jemi larg nga çdo zgjidhje, dhe se ajo nuk sheh asnjë arsye për optimizëm kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

loading…