Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 117 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkruan ballkani.info

Rastet e reja janë regjistruar në gjithsej 13 komuna të vendit.

Më së shumti raste pozitive ka regjistruar Prishtina, gjithsej 36 raste, pastaj e Gjilani me 21 raste dhe e Prizreni me 12.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste”, thuhet në njoftimin e tyre.