1024 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës tregon statistika shqetësuese lidhur me trafikun në vendin tonë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1024 gjoba trafiku.

Nga 1 janari i këtij viti, dënimet e trafikut ishin ngritur me qëllim vetëdijësimi të vozitësve, por kjo nuk është duke ulur numrin e shkelësve të rregullave të komunikacionit.

Kujtojmë se vitin e kaluar ishte kritikuar edhe Gjykata, shkaku i dënimeve të ulëta që iu shqiptonte personave që Policia i kishte dënuar për thyerje rregullash apo pakujdesi në trafik.