10 xhamitë më të famshme të Rusisë

Ndërkohë që myslimanët në të gjithë botën festojnë Kurban Bajramin, besimtarët në Rusi kanë disa prej xhamive më interesante.

Vendi me territorin më të madh në botë ka rreth 20% të popullsisë të fesë myslimane.

Xhamia më e vjetër është ndërtuar në vitin 750, në atë që quhet qyteti më i vjetër rus. Këto janë xhamitë më të veçanta.

Nurda Kamal është xhamia më veriore e planetit, e ndërtuar në Siberi, në qytetin industrial të Norilskut.

Xhamia Qendrore në Nizhnekamsk nuk është thjesht xhami, por qendër kulturore. Brenda ka një medrese, qendër historike dhe madje një hotel. Është vend i përkryer për turistë nga të gjitha fetë.

Xhamia e Xhumasë, në Derbent, është ndërtuar në vitin 750 dhe është më e vjetra në Rusi, në një prej qyteteve më të lashta të vendit.

Lala Tulpan është një nga xhamitë më të mëdha në Moskë, përfaqësuese e kulturës islamike. Minaret janë më të lartat në vend, 56 metra, dhe kanë formë tulipanësh.

Kul Sherif, Kazan. Xhamia është ndërtuar mbi të njëjtin vend ku u shkatërrua ndërtesa e mëparshme, në shekullin e 15-të. Ka gjashtë minare të larta, secila nga 55 metra.

Xhamia e Mahaçkalas. Një nga familjet më të pasura në Turqi financoi ndërtimin e xhamisë më të madhe në Rusi, që mban 17 mijë besimtarë.

Xhamia Muktarov është në Vladikavkaz, dhe mban rreth 5000 besimtarë. Është një ndërtim i veçantë dhe mban emrin e një milioneri azerbajxhanas që financoi ndërtimin e saj në vitet 1900.

E gjitha e lyer me të bardha, kjo xhami duket sikur ka zbritur nga parajsa. Ka ngjashmëri me Taxh Mahalin e Indisë, dhe UNESCO e ka regjistruar si objekt të mbrojtur.

Xhamia e Groznit është e punuar me mermer dhe mban emrin e presidentit të parë të republikës çeçene, Ahmed Kadirov. Ndërtesa është 63 metra e lartë dhe mban deri në 10 mijë besimtarë.

Kjo është xhamia më e lartë në Europë. Ka hapësirë që mban deri në 10 mijë besimtarë duke u falur. Xhamia ka gjashtë kate, dhe brenda ka një bibliotekë të veçantë.

loading…