1 miliardë telefonë Android rrezikohen nga hakerët

Mëse 1 miliardë pajisje Android rrezikohen nga hakerët sepse nuk mbrohen më nga përditësime sigurie sipas një raporti të “Which?”.

Kushdo që përdor telefon Android të lançuar në 2012 ose më parë duhet të shqetësohet me të vërtetë.

Informacionet e Google sugjerojnë se 42.1% e përdoruesve Android janë në versionin 6.0 ose mëposhtë. Në 2019 sipas buletinit të sigurisë së Android nuk janë lëshuar përditësime sigurie për version 7.0 ose më pak.

Which? Tha se dy nga pesë telefonë Android në mbarë botën nuk marrin më përditësime sigurie pasi testoi një Motorola X, Samsung Galaxy A5, Sony Experia Z2, Google Nexus 5 dhe Samsung Galaxy S6.

Which? i kërkoi laboratorit të testimit të antiviruseve AV Comparatives që ti infektonte me maluerë dhe ja arriti me sukses në të gjitha modelet e në disa prej tyre duke krijuar infektime të njëpasnjëshme.

Kompania Britanike tha se kërkon më shumë transparencë nga Google sesa do të zgjasin përditësime për pajisje të tilla.

Nëse keni një pajisje Android më të vjetër se dy vite, atëherë kontrolloni nëse mund të kalojë në një version më të fundit Android përmes Settings – System – Advanced System Update. Nëse nuk përditësoni atëherë mund të rrezikoheni sidomos nëse jeni në Android 4 ose më pak. Në raste të tilla duhet të jeni të kujdesshëm kur shkarkoni aplikacione jashtë Google Play Store, kur merrni SMS ose MMS të dyshimta.