​Zyrtare, Koeman nuk do ta drejtojë Barcelonën në dy ndeshjet vendimtare për titull

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman është suspenduar për dy ndeshjet jetike të La Ligas pasi u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Granadan.

Trajneri holandez u përjashtua nga loja në minutën e 65’ të ndeshjes pasi lëshoi fjalë jo etike drejt gjyqtarit të katërt të ndeshjes pas golit të barazimit nga Granada.

Për shkak të këtij dënimi, Koeman do të mungojë fillimisht ndaj Valencias dhe më pas në ndeshjen vendimtare për titullin e La Ligas kundër Atletico Madridit.

Ende nuk dihet nëse Barcelona dhe Koeman do ta apelojnë këtë vendim.