​Zyrtare: Kjo është përbërja e re e Kryesisë së PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka konfirmuar se Këshilli Drejtues i partisë ka miratuar propozimin e tij për kryesinë e re, e cila u bë e ditur më herët.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues, përmes një konference për medie, Kranaiqi tha se rikthimi i PDK-së fillon sot.

“Rikthimi i PDK-së fillon sot dhe mendoj se me këtë ekip do të zhvillojë vizionin që e kam shfaqur”, tha ai.

KosovaPress ka siguruar emrat për përbërjen e udhëheqjes së re të PDK-së, që i ka propozuar Këshillin Drejtues, kryetari Memli Krasniqi.

Në bazë të kësaj liste, PDK do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitakun, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja. Sekretari i përgjithshëm pritet të jetë, Bajrush Xhemajli. Ndërsa risi pritet të ketë te Kryesia, ku ndër emrat e rinj janë Bernard Nikaj, Donika Shahini Adri Nurllerari dhe Rashi Qalaj.

Ndërkaq, anëtarë janë: Bernar Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.