​Zhvillohet në Tiranë Samiti i Parë i Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor

Fondi i Ballkanit Perëndimor po organizon këto ditë në Tiranë, samitin e parë të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Japoneze.

Më shumë se 100 përfaqësues të shoqërisë civile nga i gjithë rajoni si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja Hercegovina, janë mbledhur së bashku në një samit 3-ditor për të diskutuar sfidat e së ardhmes të shoqërisë civile për të ndihmuar bashkëpunimin rajonal ndërmjet vendeve.

Po ashtu gjatë këtij samiti janë ftuar disa figura shumë të rëndësishme, si të qeverive po ashtu edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe ekspertë të fushës. Në hapjen e samitit morën pjesë Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë, po ashtu sekretari i Shtetit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Popov, drejtori ekzekutiv i Fondit të Visegradit Ando r F. David dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian.

Në diskutimet e tyre panelisëtët shprehën mbështetjen e plotë të qeverive të të gjithë vendeve për organizatat e shoqërisë civile dhe Fondin e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë vazhdon mbështesja financiare që Ministritë e Jashtme të të gjithë vendeve japin aktualisht për projektet e përbashkëta nëpërmjet Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Samiti është në ditën e fundit të punë, në përgatitje për t’i prezantuar rekomandimet dhe kërkesat e përgatitura për qeveritë e të gjitha vendeve, e cila pritet në të ardhmen që të përkthehen në politika zhvillimi të qëndrueshëm të bashkëpunimit rajonal.