​Ylli i Kombëtares Shqiptare rezulton pozitiv me COVID-19

Kapiteni dhe portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Spal ku njoftojnë se Berisha ka rezultuar pozitiv me Covid pas testeve të kryera ditën e djeshme.

Sipas klubit italian Berisha nuk ka patur kontakte me futbollistët e tjerë pasi prej disa ditësh ka qenë i izoluar në shtëpi.