​VV: Këto janë 6 prioritetet e qeverisjes së re në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka prezantuar gjashtë prioritetet e saj për qeverisjen e re pas 29 nëntorit.

Kjo parti ka akuzuar pushtetin aktual në këtë komunë, e cila sipas VV-së nuk ka bërë sa duhet për qytetarin dhe shëndetin e tij.

Këto janë 6 veprimet më të ngutshme që VV do ti ketë si prioritet krahas programit të plotë për Podujevën:

PRIORITETET E QEVERISJES SË RE NË PODUJEVË

Tashmë mjaftueshëm kemi shpalosur me fakte e argumente korrupsionin, nepotizmin, krimin me tenderë e konkurse në punësimet publike. Po ashtu kemi bërë publike edhe shkatërrimin e shërbimeve e infrastrukturës së ambulantave e shëndetësisë në përgjithësi. Të gjitha këto do të ndryshojnë pas datës 29 nëntor me ç’rast do të largohen këta që për 20 vite e kanë dërrmuar komunën tonë.

Numri 12 është numri që ndalon të keqen në Llap. Shpejtim Bulliqi është personi që do ta bëjë ndryshimin.

Na pret shumë punë përpara por sigurisht se do të kemi prioritetet tona për të cilat jemi konsultuar e kemi bashkëbiseduar me qytetarët anëemban Llapit. Do të funksionalizohen ambulantat që të marrin shërbime qytetarët, do të rregullohet menaxhimi i shkollave e do t’u jepet prioritet punësimit të grave.

Këto janë 6 veprimet më të ngutshme që do t’i kemi si prioritet krahas programit tonë të plotë për Podujevën:

1. Ndërhyrja urgjente në Ambulanca dhe në Qendra të Mjekësisë Familjare për furnizim të pandërprerë me barna dhe mjetet laboratorike për të gjitha analizat e nevojshme.

2. Ridestimi i mjeteve nga projektet kapitale (të tjera) për të filluar pa vonesë renovimin e shkollave, veçanërisht laboratorët e munguar.

3. Rishikimi i buxhetit 2021 për të financuar mjetet e mësimit online për nxënësit dhe arsimtarët në kushte të vështira ekonomike.

4. Subvencionimi i bizneseve ku vetpunësohen banorët e Komunës që kanë pësuar nga pandemia (veçanërisht ato të grave).

5. Mbulim i kostos së barnave (terapisë) për familjet me persona të infektuar (të pahospitalizuar).

6. Shtesat për të porsalindurit e Komunës sonë. Financimin do ta bëjmë nga kursimet e shpenzimeve për mallra e shërbime të kabinetit tim si dhe drejtorive.