​Vuçiq: Prisni të shihni se cilit serb do t’i bëjnë përmendore shqiptarët në Prishtinë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka komentuar pohimet e mediave serbe se ish-shefi i diplomacisë Vuk Jeremiq në vitin 2005 i kishte kërkuar Rusisë që ta njohë Kosovën.

Vuçiq, duke iu përgjigjur interesimit të mediave për të komentuar pohimet e Telegrafit serb lidhur me deklaratat e Jeremiq për njohjen e Kosovës nga Moska zyrtare, deklaroi se “të gjithë në Serbi nëse dëshirojnë të jenë të ndershëm ndaj vetes, i dinë dhe i kuptojnë të gjitha”.“Prisni të shihni se cilit serb do t’i bëjnë përmendore shqiptarët në Prishtinë, por të jeni të sigurt se nuk do të jem unë, por dikush tjetër, duke u thirrur para se gjithash, në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga viti 2010”, tha Vuçiq.

loading…