​Vjen reagimi i veçantë i Leo Messit për vdekjen e Maradonnas

Figurat më eminente të futbollit botëror kanë reaguar rreth lajmit të trisht për ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradonas.

Në mesin e tyre, assesi nuk mund të mungonte njeriu i cili me te drejtë shumë herë është krahasuar me Maradoana, dhe ai është sulmuesi argjentinas, Lionel Messi.

Messi ka thënë se përkundër vdekjes, Maradona nuk largohet nga ne sepse ai është i përjetshëm.

“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe futbollin. Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm.”

Unë i kujtoj të gjitha momentet e bukura të jetuara me të dhe doja të shprehja ngushëllimet për të gjithë familjen dhe miqtë e tij. U PREHSH NË PAQE”, ka shkruar Messi në “Facebook”