​Vitia: Në rast neglizhence nuk do të mund t’i përballojmë fluksit me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore në lidhje me parandalimin e përhapjes me COVID-19 në vend, ku deri më tash janë regjistruar 91 raste, prej tyre një i shëruar dhe një me përfundim fatal.

Nga 1037 testime të dyshuara me COVID – 91 kanë rezultuar pozitive

“Këtu mund të na ndihmojnë qytetarët dhe bashkëpunimi i tyre dhe ndjekja e rekomandimeve i IKSHPS- së dhe MSH-së në mënyrë që ky parashikim, edhe nëse mendojmë më të keqen, të bëhet sa më pak raste dhe sa më pak pasoja.”

Kemi dy ekstreme deri tash, ku një pjesë e shteteve kanë menaxhuar me masa të rrepta dhe tjerat kanë neglizhuar në këtë situatë.

Në shtetet ku është neglizhuar kemi një situatë ku janë duke u përballur me probleme të jashtëzakonshme, pavarësisht sistemit të lartë shëndetësor.

Po ndodhi në Kosovë kjo neglizhencë, atëherë kemi frikën se sistemi ynë shëndetësor nuk do të mund t’i përballojë një fluksi të tillë”, tha ministri Vitia.