​Vetëm 47 deputetë në sallë: Përfundon seanca pa miratimin e projektligjit për UÇK-në

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, ka përfunduar për shkak të mungesës së kuorumit për ta votuar këtë projektligj.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani tha se janë 47 deputet në sallë dhe nuk ka kuorum për ta votuar, derisa propozoj që seanca të vazhdojë të enjten në ora 10:00, me pikat e mbetura, pasi të premten do të ketë seancë të re.