​Veseli solidarizohet me familjen Buzhala

Edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është solidarizuar me familjen Buzhala, pas vdekjes së kryefamiljarit nga Covid-19.

Veseli përmes një statusi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bashorit, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Ky është statusi i tij i plotë:

Me keqardhje e mora lajmin për vdekjen e Bashor Buzhalës, babait të gazetarit Berat Buzhala, i cili po luftonte për jetën tash e disa ditë me Covid-19. Ngushëllimet më të thella për familjen Buzhala dhe të afërmit e tyre.

Po ashtu ritheksoj thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve për të bërë më shumë kujdes duke mbajtur me rigorozitet distancën sociale, higjenën personale dhe maskat në ambientet publike.