​Veseli: Komuniteti turk në Kosovë shërben për të forcuar më shumë lidhjen me shtetin mik të Turqisë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar Ditën e Komunitetit Turk.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli tha se Kosova është ndërtuar mbi themelet e lirisë e demokracisë me një Kushtetutë që garanton dhe respekton diversitetin kombëtar, etnik, kulturor dhe social.

“Në këtë ditë shfrytëzoj rastin që të shpreh mirënjohje për kontributin e çmueshëm të komunitetit turk dhe të falenderoj participimin e tyre në perspektiven e zhvillimit afatgjatë të shtetit të Kosovës. Ky komunitet shërben gjithashtu për të forcuar edhe më shumë lidhjen e Kosovës me shtetin mik të Turqisë”, ka shkruar Veseli.

Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit:

Sot është Dita e Komunitetit Turk.

Kosova është ndërtuar mbi themelet e lirisë e demokracisë me një Kushtetutë që garanton dhe respekton diversitetin kombëtar, etnik, kulturor dhe social.

Në këtë ditë shfrytëzoj rastin që të shpreh mirënjohje për kontributin e çmueshëm të komunitetit turk dhe të falenderoj participimin e tyre në perspektiven e zhvillimit afatgjatë të shtetit të Kosovës. Ky komunitet shërben gjithashtu për të forcuar edhe më shumë lidhjen e Kosovës me shtetin mik të Turqisë.

Ne si Parti Demokratike e Kosovës i sigurojmë që do të punojmë gjithmonë bashkarisht, duke kultivuar dhe respektuar vlerat demokratike dhe shumë-etnike.