​Veseli: Delegacioni ynë dështoi në ShBA, nuk rezultoi me njohje, por u fol vetëm për resurset ekonomike

Delegacioni ynë dështoi në ShBA, pasi që u zmbraps nga njohja reciproke me Serbinë. Kështu ka deklaruar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili mendon se në Uashington nuk kishte fare marrëveshje, por që u fol vetëm për resurset ekonomike të Kosovës.

“Në Uashington nuk kemi fare marrëveshje politike. Ne kemi insistuar që SHBA të jetë pjesë e marrëveshjes finale. Aty flitet për Ujmanin dhe resurset tjera, por jo njohjen e Kosovës nga Serbia. Po ashtu u fol edhe për mini-shengen. Aty projekte që u folën, si do të sigurohen parat”, ka thënë Veseli në emisionin Prime Time në Kanal 10.