​Veliu deputetëve të LVV-së: Rruani mjekrat

“Rruani mjekrat”, ky ishte reagimi i ministrit Agim Veliu ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në seancën që po mbahet aktualisht, ku po raporton për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha tha se për këto 100 ditë, ministri i Punëve të Brendshme ka përfituar nga kazinotë në këtë fshat të Kamenicës.

“Unë nuk dyshoj që ministri në fjalë i ka bërë pazar, dhe që 100 ditë ka bërë para mjaftueshëm që nesër ndoshta edhe del i lufton… Ministri në fjalë kur e ka shkatërrua Podujevën nuk është çudi që e shkatërron edhe bastoret. Po qe 100 ditë ka përfituar prej atyre bastoreve, po nuk kallxon”, është shprehur ai.

“Rruani mjekrrat”, iu drejtua Veliu deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, teksa debatonte me deputetin Dimal Basha.

“Unë do të kërkoj që t’i faktoni ato që i thatë. Ju pres që t’i faktoni, nëse nuk i faktoni do të ju padis për shpifje. Se kjo është shpifje e kulluar. Nuk ta merr lakmi kërkosh në mend. Rruani mjekrat”, deklaroi ai.