​Vdes macja që e adhuronin miliona njerëz

Një mace e vogël, me sy të rrumbullakët dhe me një gjuhë jashtë ishte e njohur në botën online.

Macja kishte më shumë se 5.5 milionë fansa në Facebook dhe Instagram / Lilbub.com

Lil Bub, një mace e njohur në Instagram dhe Facebook ka vdekur në moshën 8- vjeç.

Mike Bridavski, pronari i saj, postoi lajmin e trishtuar në mediat sociale.

Lil Bub ishte e njohur për pamjen e saj të pazakontë – sytë e rrumbullakët dhe gjuha e fryrë. Ajo lindi me disa çrregullime dhe ishte me rritje të ulët.

Pronari i saj ishte në gjendje të grumbullonte më shumë se 700,000 dollarë gjatë jetës së saj, të cilat i dhuroi për bamirësi të kafshëve.

Lil Bub ishte e njohur për pamjen e saj specifike. Për shkak të shtatit të saj të ulët, ajo dukej si një kotele për pjesën tjetër të jetës së saj.

Para se të vdiste, Lil Bub kishte një infeksion të kockave. Bridavski tha se macja vdiq papritur në gjumë në mëngjes të dielën.

Vdekja e Lil Bub pasoi shtatë muaj pas vdekjes së maces Grampi, një legjendë tjetër në internet.