​Vaksina AZD1222 mbron nga format më të rënda të sëmundjes: Të dy regjimet e dozimit janë efektive

Rezultatet kryesore të një analize paraprake të provave klinike AZD1222 në Britani të Madhe dhe Brazil treguan se vaksina ishte shumë efektive në parandalimin e COVID-19, i cili ishte qëllimi kryesor, ndërsa nuk u raportuan shtrime në spital ose raste të rënda në pjesëmarrësit që morën vaksinën.

Dy regjime të ndryshme dozimi treguan efikasitet, njëra prej të cilave rezultoi më e mirë. Një regjim dozimi tregoi një efikasitet të vaksinës prej 90 për qind, kur AZD1222 u dha si gjysmë doza, e ndjekur nga një dozë e plotë me të paktën një muaj larg.

Regjimi i dytë i dozimit tregoi 62% efikasitet kur jepet në dy doza të plota me të paktën një muaj larg. Nuk kishte efekte anësore serioze të lidhura me vaksinën dhe AZD1222 tolerohej mirë në të dy regjimet e dozimit.

Një analizë e hollësishme e këtyre rezultateve paraprake do të paraqitet për botim në një revistë mjekësore ndërkombëtare. Astra Zeneka menjëherë do të përgatisë dokumentacionin për dorëzimin e aplikacioneve për regjistrimin e vaksinave tek organet rregullatore në të gjithë botën.

“Sot është një moment historik i rëndësishëm në luftën tonë kundër pandemisë. Një zinxhir i thjeshtë furnizimi me vaksina dhe premtimi ynë për të punuar pa fitim, si dhe një angazhim për t’ia siguruar atë sa më shumë njerëzve në mënyrë të drejtë dhe në kohë, do të thotë se do të jetë i arritshëm në të gjithë botën,” tha Pascal Soriot, kryeshef ekzekutiv i kompanisë Astra Zeneca.

Vaksina mund të ruhet, transportohet dhe trajtohet në 2-8 gradë Celsius për të paktën gjashtë muaj, duke lejuar përdorimin e lehtë brenda sistemit ekzistues shëndetësor.

Ndërkohë, rezultatet premtuese të efikasitetit të vaksinës me dozë më të ulët sugjerojnë që, bazuar në marrëveshjet ekzistuese të furnizimit të vaksinave me vendet, kapaciteti prodhues i kompanisë mund të rritet potencialisht, që do të thotë që më shumë njerëz mund të vaksinohen shpejt në Evropë dhe botë.