​Ushtria izraelite zbulon tunelin që çon nga Gaza në Izrael

Ushtria izraelite njoftoi sot se ekstremistët hapën një tunel prej dhjetëra metrash në Rripin e Gazës, i cili kalon nën gardhin e sigurisë përreth këtij territori palestinez.

Zëdhënësi ushtarak, nënkolonel Jonathan Konrikus, tha se tuneli hyri në territorin izraelit, por që nuk përbënte kërcënim për vendbanimet përreth Izraelit pasi nuk kishte rrugëdalje dhe njoftoi se do të shkatërrohej së shpejti.

Izraeli zbuloi rreth njëzet tunele të tilla pas luftës kundër organizatës islamike ekstremiste Hamas që nga viti 2014. Ekstremistët palestinezë kryenin sulme vdekjeprurëse duke hyrë përmes tuneleve në territorin izraelit.

Izraeli pretendon se tunelet, si dhe raketat që Hamas ka në dispozicion, janë arsyeja e bllokadës së vendosur nga Gaza qëkur Hamas mori me forcë kontrollin e zonës në vitin 2007 nga forcat besnike të organizatës Al-Fatah.