​“U krye puna”, vjen mesazhi i fundit i Cristiano Ronaldos

Me veprimet e tij së fundi pas ndeshjes me Genoan, sulmuesi i Juventusit Cristiano Ronaldo e ka vendosur në pikëpyetje të ardhmen e tij në Itali.

Përkundër se “Zonja e Vjetër” regjistroi një fitore me rezultat 3-1, ylli portugez ishte shumë i nervozuar dhe pas ndeshje hodhi fanellën në tokë dhe në zhveshtore bëri veprime të pakontrolluara duke goditur murin dhe duke kritikuar bashkëlojtarët për mos bashkëpunim me të gjatë lojës, përcjellë KosovaPress.

Mediat në Itali sot raportuan se Ronaldo ka kërkuar investime nga klubi si garanci për qëndrimin e tij në “Allianz Arena”.

Pas gjithë kësaj situate, Ronaldo është lajmëruar sot në profilin e tij në “Facebook” ku së bashku me bashkëshorten Georgina Rodriguez ka postuar një fotografi nga një palestër fitnesi ku ka lënë mbishkrimin “ U krye puna”.

Nuk dihet nëse ky shkrim akt ë bëjë thjeshtë me përfundimin e stërvitjes apo ka diçka më shumë brenda tij që mund të lidhet me një të ardhme të përfunduar me Juventusin.