​Turqia ndihmon SHBA në luftën kundër koronavirusit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij nesër do të dërgojë pajisje mjekësore në Shtetet e Bashkuara, përfshirë kostume mbrojtëse dhe maska, për të ndihmuar në frenimin e pandemisë me koronavirus.

Erdogan shtoi se një karantinë tre-ditore do të jetë në fuqi në 31 qytetet turke nga data 1 maj dhe se masa të tilla do të vazhdojnë deri në fundjavën e Ramazanit në fund të majit.