​Tuchel shpallet trajneri më i mirë i vitit nga UEFA

Pas shpërblimeve për portierin, mbrojtësin, mesfushorin, sulmuesin më të mirë, UEFA ka shpërndarë edhe çmimin për trajnerin e vitit.

Këtë çmim arriti ta fitojë trajneri i Chelseat, gjermani Thomas Tuchel i cili e udhëhoqi klubin londinez drejt triumfit të Ligës së Kampionëve.

Tuchel e solli titullin e Ligës së Kampionëve në “Stamford Bridge” katër muaj pasi u emërua në krye të skuadrës së Chelseat.

Chelsea e mposhti në finale Manchester Cityn me rezultat minimal 1:0.