​Trupat e minatorëve të vdekur ende nuk janë nxjerr, në vendngjarje edhe ministri në detyrë, Xhelal Sveçla

Dy minatorë të Minierës së Artanës kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme, pasi që janë zënë nga dheu në thellësi të punëtorisë.

Në vendngjarje kanë dalë Policia, zjarrfikësit, ambulanca dhe FSK-ka, të cilët po bëjnë përpjekje për t’i nxjerr trupat nga aty

KosovaPress gjendet në vendngjarje dhe mëson se tashmë aty ka mbërritur edhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.