​Tri skuadra të mëdha e kërkojnë Xherdan Shaqirin

Lazio, Roma dhe Sevilla janë të gjitha skuadra të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit Xherdan Shaqiri në afatin kalimtar të verës.

Sipas një raporti nga media italiane “La Lazio Siamo Noi”, “Biancocelestët” kanë qenë të interesuar në blerjen e sulmuesit zviceran, 29-vjeçar, për disa kohë, pasi i ishin afruar më parë disa herë në të kaluarën.

I kontraktuar me Liverpoolin deri në vitin 2023, Shaqiri mund të shitet në verë nga “The Reds” pasi ata kërkojnë të menaxhojnë situatën e tyre të komplikuar financiare që aktualisht po ndikon në klub.

Roma dhe Sevilla janë gjithashtu të interesuar të nënshkruajnë me Shaqirin dhe kështu do të jetë një betejë për nënshkrimin e 29-vjeçarit në fund të këtij sezoni.

Verën e kaluar “Reds” dëshironin 25 milionë euro për sulmuesin zviceran, por kjo kërkesë ka të ngjarë të jetë më e ulët tani.

Shaqiri deri më tani ka bërë 13 paraqitje në Premier League gjatë këtij sezoni.