​Tre policëve serbë të arrestuar në veri iu caktohet masa e ndalimit për 48 orë

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor Kosovës kanë përfunduar intervistat me të dyshuarit e arrestuar, sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Sipas inspektoriatit, togerit policor me inicialet Z.R, rreshterit policor N. G dhe zyrtarit policor L.V, me vendim të prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

loading…