​Tre persona u vranë në aeroportin e Kabulit, thotë ambasadori kroat në Turqi

Ambasadori kroat në Turqi Hrvoje Cvitanoviq, i cili është përgjegjës edhe në Kabul, paralajmëroi sot në Zagreb se “rreziku po rritet çdo ditë” në Afganistan dhe personalisht vlerëson se ekziston një kërcënim i një sulmi terrorist, i cili tashmë është paralajmëruar nga Qeveritë amerikane, australiane dhe britanike.

Cvitanoviq tha se një sulm ndodhi para aeroportit në Kabul dhe se tre persona u vranë.

“Kishte një sulm shumë të shëmtuar para aeroportit sot, ne nuk e dimë se kush për momentin, por tre persona u vranë,” tha ambasadori kroat, i cili po merr pjesë në Konferencën e Ambasadorëve, Konsujve të Përgjithshëm dhe të dërguarve ushtarakë në Zagreb.