​Trajneri i Weder Bremenit për Milot Rashicën: Gati të luajë ndaj Borussia Dortmund

Milot Rashica, Omer Toprak, Sebastian Langkamp dhe Veljkovic janë shumë pranë rikuperimit të plotë nga lëndimet që kanë pësuar së fundmi.

Trajneri i Werder Bremenit Florian Kohfeldt ka lansuar të rejat e fundit nga stafi mjekësor para ndeshjes të së shtunës në Bundesliga kundër Borussia Dortmundit.

Milot Rashica, i cili e shikoi ndeshjen ndaj RB Leipzig nga banka rezervë të shtunën, ka shumë gjasa që të luajë ndaj “Milionerëve” në fundjavë.

“Rashica është njëri prej opsioneve që ka më së shumti gjasa të luajë në fundjavë. Ai ka stërvitur pa asnjë problem”, tha Kohfeldt për gazetarët.

Ndryshe, Rashica u lëndua në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Bundesliga kundër Fortuna Dusseldorfit.

loading…