​Tjetër humbje për Arsenalin, e pëson nga Aston Villa

Asenali ka pësuar një tjetër disfatë në kampionat pas asaj nga Wolverhamptoni në xhiron e kaluar të Premier Ligës.

Skuadra e Mikel Artetas ishte mysafire e Aston Villas nga e cila pësoi humbje me rezultat minimal 1-0 në kuadër të xhiros së 22.

Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos vetëm në minutën e 2’ kur realizoi Watking pas asistimit të Traores.

Kështu Arsenali vazhdon të mos bind me performancat e tyre dhe tashmë ka vetëm 31 pikë dhe renditet në vendin e 10.

Nga ana tjetër, Aston Villa renditet në vendin e tetë me gjithsejtë 35 pikë të tubuara.