​Thyen rekordin – vetura më e shpejtë në botë, prodhuesi jo shumë i njohur

Një prodhues jo shumë i njohur amerikan automobilash theu rekordin e shpejtësisë duke rrëmbyer titullin e makinës më të shpejtë në botë.

SSC North America njoftoi se prodhimi i tij, super-vetura Tuatara arriti shpejtësinë e 508 km në orë gjatë dy provave në drejtime të ndryshme.

E testuar në një rrip toke prej 11 km në një autostradë të Nevadës, ajo theu gjithashtu rekordin e shpejtësisë më të madhe në një rrugë publike, ku shënoi më shumë se 532 km në orë. Dy specialistë të pavarur ishin sipas SSC dëshmitarë të rekordit të ri botëror.

Tuatara, e cila i hap dyert me sistemin flutur, 1.750 kuaj fuqi nga një motor V-8 turbo.

Modeli i saj aerodinamik u frymëzua nga avionët luftarakë. Kompania thotë se për krijimin e saj është dashur më shumë se një dekadë kërkimesh dhe zhvillimi. SSC, e themeluar në 1998 në Richland, Washington, planifikon të prodhojë 100 super-vetura Tuatara për shitje.