​Thaçi: S’do të ketë ndarje, shkëmbim e as Republika Serbe, kurrë!

Presidenti i Kosovës ka folur rreth marrëveshjes finale me Serbinë, duke thënë se ajo parashikon njohjen reciproke.

Në emisionin Pressing të T7, Hashim Thaçi tha se s’ka adresë më garantuese në tavolinë se me SHBA-në.

“Me marrëveshjen finale do të ndodhë njohja reciproke, proces që udhëhiqet me sukses vetëm nga SHBA. Nuk do të ketë ndarje, as shkëmbim territoresh dhe nuk do të ketë as Republike Serbe”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë që të ketë diskutuar ndarjen ose shkëmbimin e territoreve, derisa nuk e ka përjashtuar demarkacionin.