​Thaçi pret nga Hoti të formojë sa më shpejt Qeverinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit për kryeministër, tha se me anë të kësaj u dëshmua se është pjekur demokracia.

I pari i shtetit në një konferencë për medie i bëri thirrje mandatarit për kryeministër, Avdullah Hoti të marrë përgjegjësitë dhe të formojë qeverinë sa më shpejt.

“U dëshmua se në Kosovë është pjekur demokracia dhe funksionojnë me sukses institucionet e pavarura. Tani është hapur rruga për formimin e qeverisë së re të Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi tha se ka qenë i kujdesshëm në çdo hap që e ka marrë për të qenë në përputhje me Kushtetutën.