​Thaçi për vizitën e tij te deputeti Shala: Kushdo që më kërkon këshilla, unë e këshilloj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arsyetuar vizitën e tij të mbrëmshëm në shtëpinë e deputetit, Haxhi Shala, për të bindur të votojë për qeverinë Hoti. I pari i shtetit u shpreh se kushdo që do t’i kishte kërkuar, siç tha këshilla për të mirën e vendit do të bënte një gjë të tillë.

Ai të mërkurën përmes një konference për medie shprehu fjalë të mira për kryeministrin e sapo zgjedhur Avdullah Hoti për ekspozenë e tij në kuvendin e Kosovës.

“Unë nuk refuzoj së diskutuari për çështje që janë madhore me të gjithë ata që pajtohen dhe të njëjtën kohë që nuk pajtohen. Por edhe në të njëjtën kohë duke u bazuar në eksperiencën time, jo rrallë unë jam këshilla secilit që kërkon nga ana ime se çka i bjen mirë vendit, demokracisë, zhvillimit. Në kuadër të kësaj mendoj, jo vetëm deputeti në fjalë, por kushdo që do të kishte kërkuar prej meje këshillë, unë do këshilloja të votojë për demokracinë, për shtetit, jo për ideologjinë”, tha ai.

Kreu i vendit sërish adresoi akuza ndaj ish-kryeministrit Kurti, derisa i kërkoi ta bëj pranim dorëzimin sa më të lehtë tek qeveria Hoti, Thaçi tha se “ndërmarrja kriminale” e Kurtit mori përgjigjen e duhur për të shkuar në shtëpi.

“Nga Kurti kërkohet pranim dorëzim sa më i lehtë i detyrës tek qeveria Hoti. Gjithashtu kërkohet të hiqet dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar. Barrikadimi i tij nuk i bën nder as atij, as partisë së tij, as shtetit të Kosovës. Pas shkarkimit tash ai po bëhet edhe më qesharak. Prandaj kërkohet që të punojmë të gjithë bashkë…06 ndërmarrja kriminale e zotëri Kurti, Albulena Haxhiu Xhelal Svleçles, Arben Vitisë s është jetike që përmes përfaqësuesve të legjitim të Kosovës mori përgjigje të drejtpërdrejt për të shkuar në shtëpi ”, tha ai.

Krahas kësaj, Thaçi përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit, Avdullah Hoti për të vazhduar dialogun me Serbinë.

“Sot e dëgjova me kujdes prezantimin e kryeministrit Hoti në Kuvendi ne Kosovës. E mirëpres zotimin e tij dhe të qeverisë që do të udhëheq me sfidat e menjëhershme si pandemia Coivd 19. Por edhe rimëkëmbja ekonomike tash pas pandemisë, e mirëpres edhe zotimin e tij për t’u angazhuar në sfidat afatgjata dhe partneritetet strategjike të shtetit të Kosovës. Gjithashtu e përshëndes gatishmërinë për të vazhduar dialogun në frymën e bashkëpunimit me të gjithë institucionet dhe liderët politik”, tha ai.

Në seancën e sotme, më 61 vota u votua qeveria me kryeministër, Avdullah Hotin e LDK-së.