​Thaçi: Në atë tavolinë ku jam ulur nuk mund të flitet për ndarje të Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi edhe njëherë ka folur për takimin e fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në ‘Shtëpinë e Bardhë”.

Thaçi ka thënë se në këtë takim ku prezent ishte edhe ambasador i Grenell është biseduar vetëm për mundësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se në këtë takim nuk është prezantuar kurrfarë draft-marrëveshje, gjë për të cilën ka pretenduar kryeministri në deytrë, Albin Kurti.

Po ashtu Thaçi ka bërë të ditur se në këtë takim nuk ka qenë i ftuar kryeministri Kurti.

Ndër të tjera Thaçi ka siguruar se në atë tavolinë ku ai është i ulur nuk do të flitet për ndarje, shkëmbim territoresh apo korrigjim kufijsh.

“Takimi në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon ka qenë transparent. Aty jemi takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të ambasadorit Grenell. Në këtë takim është treguar vullnet që të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi dhe asgjë tjetër. Nuk ka pasur kurrfarë draft-marrëveshje, përveç që është treguar vullnet për të vazhduar dialogu për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Në atë takim nuk ka qenë e planifikuar që të jetë Kurti e Bërnabiq”, tha Thaçi në Rubikon.