​Thaçi e Lushtaku qëndrojnë në familjen e ndërtuesit të topit luftarak në Zonën e Drenicës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku kanë vizituar sot familjen e bashkëluftëtarit Hajrë Gashi nga Rezalla e Re e Skenderajt.

Baca Hajra është ndërtuesi i topit luftarak për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Drenicës dhe kontributi i tij dhe familjes së tij për lirinë e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë, shkruan Lushtaku në një postim në Facebook.