​Termokos vazhdon furnizimin me ngrohje

Ngrohtorja Termokos ka njoftuar se do të vazhdojë furnizimin me ngrohje për qytetarët.

Në njoftimin thuhet se furnizimi me ngrohje do të vazhdojë për shkak të temperaturave të ulëta.

“Duke iu referuar lëvizjes së temperaturave të ditëve të fundit dhe parashikimeve meteorologjike për ditët e ardhshme, menaxhmenti i NP ‘Termokos’ SH.A., ka marrë sot vendim, që të vazhdojë edhe më tutje furnizimin me ngrohje”.

Në njoftimin e Termokos thuhet se me ngrohje do të vazhdojnë për aq koha sa do të jetë e nevojshme dhe varësisht nga kushtet klimatike.

“Ndonëse, sezoni ngrohës 2020/2021 ligjërisht do të duhej të përfundojë nesër, duke u bazuar në konditat aktuale klimatike, parashikimet e meteorologëve për ditët në vazhdim, si dhe bazuar në ligjet në fuqi e Rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë edhe për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, përkatësisht derisa të përmbushen kushtet klimatike për përmbyllur këtë sezon ngrohës. Furnizimi me ngrohje gjatë këtyre ditëve do t’iu përshtatet kushteve klimatike”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Termokos.