​Tenton të arratiset nga karantina, lëndohet një femër

Një femër ka tentuar të arratisej nga konviktet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila po shfrytëzohet si karantinë.

Sipas Policisë, e njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se kishte temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Infektives në Prishtinë.