​Telefonata që shokoi policinë: Aksidentalisht mbyta gruan

Mohammed Anhar Ali, 32-vjeç u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij, Nazia Begum, 25 vjeç, e cila u gjet e vdekur në shtëpin, në lindje të Londrës, në 21 tetor të vitit të kaluar.

Mes çiftit kishte pasur konflikte, madje bashkëshortja kishte kërkuar divorcin.Mohammed Anhar Ali u shpall fajtor pas një gjyqi në Old Bailey dhe pritet të dënohet në 17 prill.Ali dhe Nazia Begum ishin martuar në maj të 2015, por martesa e tyre e palumtur kishte përfunduar në nëntor 2017.

Gjithashtu në 2018 Begum kishte nisur të takohej me një burrë tjetër, që quhej Ismail.Ngjarja – Mediat e huaja raportojnë se më 21 tetor, Ali kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrës dhe i kishte thënë zonjës Begum se ishte dakord të divorcohej.

Më pas kishte dalë nga shtëpia dhe kur ishte rikthyer Ali mbyti bashkëshorten me shall. Ai telefonoi policinë që të shkonte ta arrestonte dhe më pas ishte ulur në një të pinte një filxhan çaj, ndërsa fëmijët e tij flinin në katin e dytë të shtëpisë.

“Alo. Aksidentalisht mbyta gruan time me shall”,- mësohet se i ka thënë policisë në telefon, Mohammed Anhar Ali.Pasi policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, Ali u kërkoi oficervëve të bënin kujdes sepse vajzat po flinin në dhomën e tyre.Pak para se ta mbyste ish-bashkëshorti, Begum i kishte dërguar një video mesazh motrës së saj ku i citonte se nuk do ta shihte më .Ndërkohë në këtë moment Ali ishte para saj dhe priste që ta mbyste.Deklarata e nënës së viktimës – “Fëmijët kërkojnë çdo ditë nënën e tyre. Si mund ti shpjegoj atyre se e ëma ka vdekur dhe se vajza ime nuk jeton më?E mora Mohammed në shtëpi si djalin tim dhe ai më vrau vajzën.Mbesat nuk do ta shikojnë më nënën e tyre nuk do ta përqafojnë më. Çdo ditë më pyesin se kur mamaja e tyre do të kthehet nga qielli dhe kjo po më shkatërron shpirtërisht.”Deklarata e autorit

Gjatë marrjes në pyetje burri kishte thënë se e kishte vrarë ish-gruan, pasi ishte i shqetësuar për jetën e vajzave. Sipas tij Begum takonte shumë meshkuj.