​Të shtëna me armë zjarri në afërsi të rrugës “Haxhi Zeka” në Prishtinë

Sonte rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.