​Tahiri flet për gjendjen me koronavirus në Vushtrri pas konfirmimit të 5 rasteve të reja

Sot janë konfirmuar pesë raste të reja me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë nga 10 testet e kryera.

Kryetari Xhafer Tahiri ka thënë se të gjitha rastet janë brenda të njëjtës familje dhe 16 punëtorë shëndetësorë që kishin trajtuar pacientin e djeshëm janë në vetizolim dhe pritet testimi i tyre nesër.

“Të gjitha kontaktet e njohura deri më tani me vendim të inspektorit sanitar të komunës në bashkëpunim me IKSHPK janë urdhëruar në vetizolim dhe po përcillen nga Policia e Kosovës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Për masa të tjera në këtë fazë, ai ka shtuar se nuk ka nevojë pasi situata është nën kontroll dhe e menaxhueshme nga Shtabi Emergjent Komunal.