​Sveçla shkon edhe një hap më tutje, thotë se Kurtin e rrëzuan Grenelli, Thaçi dhe Serbia

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ushtrues detyre i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, ka thënë se Qeverinë Kurti e rrëzuan, ambasadori Grenell, presidenti Hashim Thaçi dhe po ashtu edhe Serbia.

Ai ka thënë se mocioni ndaj qeverisë do të ishte i pamundur pa ndihmën e këtyre aktorëve.

Këto komente Sveçla i bëri në Rubikon.